Sa gripëra kemi kaluar ne, deklarata qesharake e Dukës bën bujë edhe në Greqi

Futboll

Sa gripëra kemi kaluar ne, deklarata qesharake e Dukës bën bujë edhe në Greqi

Më: 13 mars 2020 Në ora: 11:25
Sa gripëra kemi kaluar ne, deklarata qesharake e Dukës bën bujë edhe në Greqi

“Nuk ka pse të jetë panik kaq i madh, nuk do të isha për masa kaq drastike për ndërprerjen e aktiviteteve. Nuk ka nevojë për panik, sa gripëra kemi kaluar ne…”. Këto janë fjalët e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, në një studio televizive në fillimin e kësaj jave, pasi u konstatuan dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë.

Shumëkush mbeti i çuditur nga kjo deklaratë e kreut të FSHF-së, i cili me sa duket nuk e kuptonte aspak seriozitetin e situatës, edhe pse shumë afër Shqipërisë është një vend që po i vuan shumë rëndë pasojat e koronavirusit. Por nuk janë vetëm shqiptarët që çuditen nga fjalë të tilla të personit i cili drejton futbollin në vendin tonë.

Deklarata e tij ka bërë bujë edhe në mediat greke, ku fillimisht “gazzetta.gr” dhe më pas portale të tjera greke kanë publikuar fjalët e tij.

Edhe aty i jepet theks faktit se Duka nuk ka kuptuar se çfarë po ndodh rreth e rrotull tij me një deklaratë kaq absurde në një moment ku e gjithë bota është në luftë me kohën dhe po mundohet në të gjitha mënyrat që të ndalë një virus shumë të rrezikshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat