Nuk ju flas si futbollist, por si djalë dhe baba, mesazhi prekës i Ronaldos

Futboll

Nuk ju flas si futbollist, por si djalë dhe baba, mesazhi prekës i Ronaldos

Më: 13 mars 2020 Në ora: 18:32
Nuk ju flas si futbollist, por si djalë dhe baba", mesazhi prekës i Ronaldos

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka reaguar në Twitter në lidhje me emergjencën e shkaktuar nga coronavirus, virusi që ka prekur edhe shokun e tij të skuadrës, Daniele Rugani-n.

“Bota po kalon një moment shumë të vështirë”, ka shkruar CR7 në profilin e tij në Tëitter. “Një moment që kërkon kujdesin dhe vëmendjen më të madhe nga të gjithë ne”.

“Ju flas sot jo si futbollist, por si djalë, baba, si qënie njerëzore i shqetësuar me zhvillimet e fundit që po prekin të gjithë botën”.

“Është e rëndësishme që të gjithë të ndjekim këshillat e WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë) dhe autoritet për mënyrën si duhet ta trajtojmë këtë situatë”.

“Mbrojtja e jetës njerëzore duhet të vijë përpara gjithçkaje. Mendimi im shkon për të gjithë ata që kanë humbur dikë të afërt, solidariteti im për ata që po luftojnë me virusin, si shoku im im ekipit Daniele Rugani, dhe për mjekët profesionistë që po vënë jetën në rrezik për të shpëtuar jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat