Qetësohen te Vllaznia

Futboll

Qetësohen te Vllaznia

Më: 4 prill 2020 Në ora: 15:51
Qetësohen te Vllaznia

Ndriçim Shtubina rrezikonte të ishte futbollisti i parë i Kategorisë Superiore i prekur nga virusi i rrezikshëm COVID-19, për shkak se një i afërm i familjes së tij me të cilin lojtari kishte patur kontakte kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Edhe pse nuk kishte simptoma, Shtubina iu nënshtrua testit për të përcaktuar nëse ishte pozitiv por fatin e tij të mirë testi ka dalë negativ. Futbollisti i Vllaznisë nuk është i infektuar me COVID-19 dhe lajmi është konfirmuar nga mjeku Ilirjan Haxhaja.

Një lajm i mirë ky që ka qetësuar të gjithë skuadrën dhe stafin e Vllaznisë pasi nëse Shtubina do të kishte rezultuar pozitiv edhe lojtarët e tjerë të skuadrës kuqeblu rrezikonin të ishin të infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat