Tevez dhe beteja

Futboll

Tevez dhe beteja

Më: 12 prill 2020 Në ora: 17:48
Tevez dhe beteja

Carlos Tevez dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur bashkë te Manchester United për dy sezone. Argjentinasi ka dhënë një intervistë për Marca-n, duke u ndalur edhe tek eksperienca e ndarë me sulmuesin atual të Juventus-it.

“Mbaj mend çfarë ndodhte me të, që është ajo që të gjithë femrat e botës sigurisht e shohin: kalon të gjithë kohën në palestër. Është i fiksuar me këtë”, ka thënë Tevez.

Apache ka zbuluaar më pas një prapaskenë të vogël. Te Manchester United, në fakt, argjentinasi ka patur një betejë personale me portugezin: të shkonte para tij në qendrën stërvitore të Djajve të Kuq për stërvitjet.

“Nëse stërviteshim në orën nëtë  të mëngjesit dhe vendosja të shkoja në tetë, ai ishte atje. Shkoja në shtatë e gjysmë dhe ai ishte aty. I thashë vetes, a është e mundur të shkoj para këtij tipit? Një ditë vendosa të shkoja në gjashtë të mëngjesit dhe e gjeta aty. Gjysmë i përgjumur, por ishte aty”, ka thënë Tevez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat