Montaliani tregon se kur mund të luhet ndeshja Maqedoni-Kosovë

Futboll

Montaliani tregon se kur mund të luhet ndeshja Maqedoni-Kosovë

Më: 16 prill 2020 Në ora: 14:44
Montaliani tregon se kur mund të luhet ndeshja Maqedoni-Kosovë

Ja kur mund të zhvillohet sfida Maqedoni-Kosovë sipas FIFA-s

Nënkryetari i FIFA-s, Viktor Montaliani, i cili është edhe president i zonës së Amerika Veriore dhe Qendrore, ka thënë se ndeshjet e kombëtareve duhet të shtyhen për vitin 2021. Me këtë deklaratë, ai lë të kuptohet se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës mund të shtyhet për vitin 2021.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej më 26 mars të këtij viti, pas më 4 qershor, dhe në fund ishte shtyrë pa një datë specifike për muajt shtator ose tetor.

Por, sipas nënkryetarit të FIFA-s, nuk do të ketë kushte për ndeshjet e ekipeve kombëtare këtë vit kalendarik.

“Unë nuk mendoj se tani është koha për ndeshjet e ekipit kombëtar, rreziku është më të vërtetë i madh me udhëtimet. Është mirë të anulohen të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare deri në vitin 2021, dhe më pas të gjendet një datë se kur do të luhen ato. Afati i caktuar për ndeshjet kombëtare në shtator, tetor ose nëntor, mund të përdoret për aktivitete tjera,” ka thënë mes tjerash Montaliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat