Trajneri i Newcastle: Nëse lojtarët nuk duan të luajnë, do ta respektoj vendimin e tyre

Futboll

Trajneri i Newcastle: Nëse lojtarët nuk duan të luajnë, do ta respektoj vendimin e tyre

Më: 17 maj 2020 Në ora: 13:10
Steve Bruce

Premierliga, njësoj si shumë liga nacionale në Evropë, po bën të gjitha planet për të rinisur sezonin e futbollit.

Megjithatë, zërat kundërshtues janë të shumtë në Angli. Të shumtë janë lojtarët që kanë shprehur dyshimet e tyre mbi sigurinë për t’u kthyer në fushat e blerta.

Këtë situatë e ka të qartë trajneri i Newcastle, Steve Bruce, i cili ka thënë se do të respektojë secilin vendim të lojtarëve, edhe nëse ata nuk duan të luajnë.

“A mund të mbërrijmë fazën kur mund të kemi të gjithë lojtarët së bashku në fushë? Nuk e dimë akoma”, ka thënë Bruce.

“Shumica e trajnerëve kemi shqetësimin e njëjtë. Ne duhet të kemi së paku gjashtë javë në dispozicion. Nuk shoh se si mund të luajmë ndeshje deri pas qershorit”, shtoi ai.

“Nëse një lojtar refuzon të luajë, unë kam simpati për të dhe do ta kuptoj. Shumica e lojtarëve të mi janë të lumtur me këtë”, ka shtuar në mes tjerash trajneri i Newcastle, në intervistën për ‘Telegraph’.

Danny Rose, Sergio Aguero, Troy Deeney e Willian janë vetëm disa nga lojtarët që kanë shfaqur dyshimet e tyre mbi rifillimin e sezonit.

Thuhet se deri në 50 lojtarë të Premierligës tashmë janë shprehur kundër kërkesave për rikthim në fushën e blertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat