Bale befason të gjithë me emrin e klubit për sezonin e ri

Futboll

Bale befason të gjithë me emrin e klubit për sezonin e ri

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 15:06
Gareth Bale

Gareth Bale duket se nuk ka dyshime për të ardhmen e tij.

Gareth Bale ka mbyllur një sezon të vështirë në La Ligë me ekipin e Real Madridit.

Sulmuesi uellsian nuk ka qenë i aktivizuar rregullisht nga trajneri Zinedine Zidane duke bërë që të përfundojë ndeshje të rëndësishme edhe pa u inkuadruar fare në lojë.

Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se Bale prapë planifikon të mbetet në Santiago Bernabeu për sezonin e ri.

Bale nuk ka raport të mirë me trajnerin Zidane por megjithatë planifikon ta respektojë kontratën e tij me Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat