Thaqi: Është hera e tretë që do udhëtojmë në Gjibraltar

Futboll

Thaqi: Është hera e tretë që do udhëtojmë në Gjibraltar

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:00
Thaqi

Futbollisti i Prishtinës, Armend Thaçi, komenton shortin në Europa League, ku skuadra e tij do të ballafaqohet me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari,në kuadër të parakualifikueseve. 

“Është hera e tretë që do udhëtojmë në Gjibraltar. Ndoshta kundërshtari më i vështirë që ka qenë në short.

Duhet të përgatitemi maksimalisht që në të gjitha mënyrat të tentojmë kualifikimin në raundin e parë.

Normalisht, pres kalimin tutje, nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse e kujtomë vitin e kaluar, por duhet të kalojmë tutje.

Kemi ende kohë për të punuar në këtë fazë përgatitore dhe duhet të jemi sa më të gatshëm”, ka thënë kapiteni Thaqi për faqen e FC Prishtina.

Lincoln Red Imps - FC Prishtina, ndeshja pritet të zhvillohet më 20 gusht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat