E ardhmja e Lucas Torreira mund të jetë përsëri në Itali.
Mesfushori i Arsenalit mund të ndryshojë skuadër gjatë merkatos verore të transferimeve. Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta dello Sport, mund të ndodhë një shkëmbim me Romën dhe Diawara.
Kjo sepse raportet mes dy klubeve janë shumë të mira.
Torreira u ndoq edhe nga Milani që nuk i garanton vend titullari, ashtu sikurse edhe nga Atletico Madrid.