Ishte një titullar i përhershëm, por... - Bota Sot
Ishte një titullar i përhershëm, por...

Futboll

Ishte një titullar i përhershëm, por...

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:02
Kordeiro

Uilliam Kordeiro nuk do të jetë më një lojtar i Partizanit. Është vetë lojtari brazilian ai i cili njofton lamtumirën me “demat e kuq”. Mesfushori 27-vjeçar ka qenë një nga titullarët e përhershëm të kryeqytetasve për sezonin që lamë pas, ku ka zhvilluar plot 30 ndeshje në kampionat si dhe ka shënuar 7 gola.

Megjithatë kontrata mes palëve ka përfunduar dhe nuk është gjetur gjuha e përbashkët për të rinovuar. Me sa duket Kordeiro nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ilir Daja, duke bërë kështu që të largohet pas vetëm 1 viti nga klubi i Partizanit.

“Mirënjohje të përjetshme për këtë faqe të rëndësishme të jetës sime.

Shumë faleminderit Partizani për besimin, tifozët mbështetës dhe kolegët për miqësitë e tyre. Nuk do të harroj kurrë gjithçka që kam përjetuar në këtë klub të madh. Faleminderit, Partizani!”, shkruan Uilliam Kordeiro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat