Gjyqtarë nga Ishujt Faroe për sfidën Tre Penne – Gjilani

Futboll

Gjyqtarë nga Ishujt Faroe për sfidën Tre Penne – Gjilani

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 13:32
Gjyqtarë nga Ishujt Faroe për sfidën Tre Penne – Gjilani

Gjilani do të zhvillojë sonte ndeshjen e parë ndërkombëtare në histori të klubit, ku do të sfidojë Tre Pennen në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Pasi të gjithë futbollistët e Gjilanit dolën negativë në testet e dyta, gjilanasit do të zbresin sonte në fushën e Stadiumit Kombëtar të San Marinos për t’u ndeshur me modestët e Tre Pennes prej orës 20:00, përcjellë Olle.

Tani janë publikuar edhe emrat e gjyqtarëve që do ta drejtojnë këtë sfidë.

Gjyqtar kryesor do të jetë Alex Troleis, ndërsa ndihmës të tij janë Dan Petur Pauli Højgaard dhe Jørleif Djurhuus.

Gjyqtar i katërt i ndeshjes do të jetë Eiler Rasmussen.

Që të gjithë gjyqtarët janë nga Ishujt Faroe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat