Një klub i madh vendos në pjatë 60 mln euro për Kante! Interi del nga gara duke mos shitur dot askënd

Futboll

Një klub i madh vendos në pjatë 60 mln euro për Kante! Interi del nga gara duke mos shitur dot askënd

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 13:57
Kante

Probleme për merkaton e i nterit sepse ëndrra Kante mund të mbetet thjesht… ëndërr! N’Golo, në fakt, sipas Tuttosport, ka përfunduar në shënjestrën e Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë gati që të i nvestojnë 60 mln eurot e kërkuara nga Chelsea për futbollistin francez që u ble disa vite më parë nga Leicester. Vështirë që zikaltërit të mbledhin ato para dhe të barazojnë ofertë e ekipit të Solskjaer.

Kjo pasi deri tani oferta për Perisic, Nainggolan, apo edhe lojtarë të tjerë si Brozovic, Gagliardini dhe Vecino ende nuk kanë ardhur! Pa harrua këtu edhe Milan Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat