Më në fund! Rashica gjen ekipin e ri

Futboll

Më në fund! Rashica gjen ekipin e ri

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 07:17
Milot Rashica

Milot Rashica nuk udhëtoi me skuadrën e Werder Bremenit për ndeshjen e vlefshme në Kupën e Gjermanisë dhe arsyeja është e thjeshtë. Ai nuk donte të rrezikonte nga ndonjë dëmtim i mundshëm, pasi pritet të shitet.

Momenti duket se ka ardhur, pasi Gregg Evans, shkruan se sulmuesi i Kosovës pritet të kalojë tek Aston Villa.

Bisedimet mes lojtarit shqiptar dhe klubit anglez kanë kohë që kanë nisur, por ende nuk janë konkretizuar.

Rashica nga krahu tjetër po pret me padurim të nisë një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai do të largohet nga Bundesliga dhe kalimi në Premier League është një hap më lart, pavarësisht se Aston Villa nuk është ekip që luan në Kupat e Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat