Barcelona po mendon të bëjë një ndryshim të madh për sezonin e ri. Trajneri Ronald Koeman u ka bërë me dije drejtuesve emrat që nuk i do në skuadër dhe mes tyre është dhe Nelson Semedo.
Mbrojtësi i krahut të djathtë do të transferohet në Angli.
Ai ka gjetur marrëveshjen me Wolvesin dhe gjithçka do të zyrtariohet shumë shpejt sipas asaj që shkruan Fabrizio Romano. Portugezi dhe agjenti i tij Jorge Mendes po bisedojnë me “Ujqërit”.
Ata kanë hedhur firmën në kontratë dhe Semedo do të jetë me Wolves deri në vitin 2025. Vizitat mjekësore do të realizohen javën e ardhshme dhe me shumë mundësi Semedo do të prezantohet.