Media serbe: Shaqiri është i njohur për publikun serb, për këtë arsye

Futboll

Media serbe: Shaqiri është i njohur për publikun serb, për këtë arsye

Nga: K.Goca Më: 6 tetor 2020 Në ora: 14:09
Media serbe: Shaqiri është i njohur për publikun serb, për këtë arsye

Sa herë që përmendet emri i Xherdan Shaqirit, Serbisë i kujtohet humbja me rezultat 2:1 nga Zvicra pikërisht me 22 qershor të vitit 2018 në stadiumin Kaliningrad! 

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kishin shënuar golat e fitores, që atëkohë shteti serb kishte rënë në gjumin më të thellë pas humbjes tronditëse! 

“Futbollisti i kombëtares zvicerane dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është pozitiv me virusin korona, njoftoi sot Federata e Futbollit e Zvicrës. Shaqiri është në izolim.

Ishte një mundësi për Shaqirin që të luante për ekipin kombëtar për herë të parë që nga finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019.

Shaqiri është i njohur për publikun serb për festimin e golit me simbolin e shqiponje dykrenare në ndeshjen e Kupës së Botës në Rusi”, shkruan mes të tjera mediumi serb “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat