Lazio vendos për Muriqin, ky është vendimi për Kosovë!

Futboll

Lazio vendos për Muriqin, ky është vendimi për Kosovë!

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 14:14
Lazio vendos për Muriqin, ky është vendimi për Kosovë!

Lazio e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët janë të angazhuar me skuadrat e tyre përfaqësuese.

Nga 11 lojtarët që janë ftuar nga ekipet e tyre shtetërore ndodhet edhe emri i Vedat Muriqit, sulmuesit të Kosovës, i cili ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe e ka tejkaluar sëmundjen.

Në detajet e programit të publikuar nga faqja zyrtare e Biancocelestëve thuhet se 26-vjeçari do të jetë në ndeshjen e të enjtes (8 tetor) ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që zhvillohet në Arena ‘Todor Proeski’ në Shkup.

Këto dy përfaqësuese zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian. Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Po ashtu, ai është liruar edhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë që zhvillohet më 11 tetor (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. .

Si edhe në përballjen tjetër të Kosovës në kuadër të kësaj lige, kundër Greqisë më 14 tetor (e mërkurë) në ‘Spyros Louis Olympic Stadium’ në Athinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat