Dembele refuzoi Manchesterin, do ekipin italian!

Futboll

Dembele refuzoi Manchesterin, do ekipin italian!

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 15:35
Ousmane Dembele

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, u mendua se do të kalonte te skuadra e Manchester United. Ekipi anglez e kërkoi me ngulm në verë, por në fund marrëveshja nuk u arrit.

Francezi nuk kishte aspak interes që të bashkohej me “Djajtë e kuq”.

23-vjeçari ishte i pari që hodhi poshtë një mundësi të tillë, pasi nuk kishte asnjë interes që të largohej drejt ekipit të Solskjaerit.

Dëshira e Dembeles është që të largohet në verë, por ai dëshiron që të largohet drejt Juventusit. Ekipi italian e dëshiron në skuadër sulmuesin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat