Po nuk reagoi qeveria

Futboll

Po nuk reagoi qeveria

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 14:51
Po nuk reagoi qeveria

Duket qartë se nuk do të ketë tërheqje nga presidentët e klubeve të Superiores, pa u plotësuar kërkesat e tyre prej qeverisë. Madje, në një situatë të mungesës së reagimit, Liga është gati të nënshkruajë marrëveshje me opozitën shqiptare, që kur të vijë në pushtet t’i mbështesë me ligjin e ri të sponsorizimit, sikurse e kanë propozuar klubet, dhe aspekte të tjera fiskale. Ka qenë sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, që e ka deklaruar këtë gjë në emisionin “Procesi Sportiv”, duke i trazuar edhe më shumë ujrat:

“Janë disa kërkesa, me të cilat të gjithë bien dakord, që duhet të plotësohen. Pra, janë kërkesa legjitime. Por, ka ardhur momenti që, meqë janë ulur me kryeministrin, dolën me këto deklarata dhe t’i japin fund. Pa ndryshime nuk ka si kthehet futbolli. Në mbledhjen e sotme (djeshme) u disktua parimisht takimi i presidentit Duka me kryeministrin Rama. Ne jemi në fazën kur duhet të gjejmë të mesmen e artë.

Është momenti që kryeministri të dalë e të vendosë si do të vazhdohet. Se bojkoti pa fund nuk ka kuptim. Duhet të gjendet një zgjidhje, një e mesme që edhe klubet të arrijnë një vendim të përbashkët e të fillojë loja.

Diskutohet çdo aspekt. Shpejt vijnë zgjedhjet. Kërkesat nuk janë poltike, por po diksutojmë me liderët politikë. Ne nuk sakrifikojmë sportin për hatër të një mungese serioziteti apo mungesë përgjigjeje nga ana e qeverisë. Nëse s’ka zgjidhje nga qeveria, kemi gati një kontratë me opozitën.

 Duhet gjetur një zgjidhje. Duhet shikuar edhe shteti, i cili duhet të bëjë disa favorizime. Kërkesat nuk janë politike. Unë jam pro kërkesave, sepse nuk dua të humbas siç, kanë humbur presidentët e tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat