Përse në stol Myrto Uzuni?

Futboll

Përse në stol Myrto Uzuni?

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:49
Përse në stol Myrto Uzuni?

Ndihmësi i Rejës, Ervin Bulku, ka folur për “Supersport” për të shpjeguar formacionin zyrtar të Shqipërisë. Disa ndryshime ka bërë trajneri i Kombëtares edhe për faktin se ishte i detyruar, kur përmendim rastin e Hysajt dhe Abrashit.

Ndërkohë në bazë të zgjedhjeve taktike janë ulur në stol Kallaku e Uzuni.

Por përse vjen kjo zgjedhje e Rejës duke hequr këta futbollist? Ervin Bulku e ka shpjeguar në këtë mënyrë: “Zgjedhja për Uzunin ishte zgjedhje taktike e trajnerit. Disa lojtarë të nevojiten më shumë kur vijnë nga stoli sesa nga minuta e parë.

Kjo ishte zgjedhje e Rejës. Sa i përket mesfushës, Laçi gjen vend për shkakun e mungesës së Abrashit”, tha Bulku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat