Kombëtarja shqiptare U-17 përgatitet

Futboll

Kombëtarja shqiptare U-17 përgatitet

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:51
Kombëtarja shqiptare U-17 përgatitet

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë një seancë tjetër stërvitore me lojtarë të cilët aktivizohen në klubet e kampionatit shqiptar e që kanë qenë pjesë e grumbullimeve të kuqezinjve.

Në këtë seancë, që do të zhvillohet në Qendrën Sportive Kamëz, do të jenë prezent 21 lojtarë, të cilët do të vihen në urdhrat e trajnerit Ervin Bulku dhe stafit të tij. Qëllimi i kësaj seance, që është e dyta brenda pak javë për 17-vjeçarët, është për të monitoruar gjendjen e grupin e lojtarëve që luajnë në Shqipëri dhe për konsoliduar vazhdimisht ekipin kuqezi.

Stërvitja do të konsistojë në vëzhgimin e parametrave fizike dhe në ushtrime taktike.

Gjithashtu, kjo është një mundësi e mirë që stafi teknik të bisedojë nga afër me lojtarët për t’u dhënë porositë për mënyrën se si duhet punojnë na vazhdimësi me klubet e tyre.

Siç është bërë e ditur, ekipi Kombëtar U-17 është duke u përgatitur për “Qualifying Round” të Europianit dhe është shortuar në një grup me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut, me këta të fundit që janë dhe organizatorët e turneut.

Skuadra do të zhvillojë në muajin shtator dhe dy ndeshje vëllazërore me bashkëmoshatarët e tyre të Kosovës, që do t’i shërbejnë trajnerit Bulku për të krijuar ide më të qarta rreth grupit, në prag të ndeshjeve kualifikuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat