Lushtaku: Qëlluam shtyllën, patëm raste dhe erdhëm deri te goli

Futboll

Lushtaku: Qëlluam shtyllën, patëm raste dhe erdhëm deri te goli

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 17:50
Lushtaku: Qëlluam shtyllën, patëm raste dhe erdhëm deri te gol

Drenica ka marrë një tjetër fitore të madhe, teksa ka mposhtur Malishevën me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm për kuqezinjtë e ka shënuar mbrojtësi Qaqi në pjesën e parë.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka folur pas ndeshjes, duke thënë se patën një kundërshtarë shumë të vështirë para vetës.

“E kemi ditur që kemi të bëjmë me kundërshtarë të vështirë. E kam parashikuar si një prej ndeshjeve më të vështira deri tani”.

Tutje Lushtaku deklaroi se e kanë merituar fitoren pasi kanë krijuar më shumë nga loja dhe se është i kënaqur me tri pikët.

“E kemi nisur ndeshjen mirë që nga minuta e parë. Krijuam rastet në fillim. Qëlluam shtyllën, patëm raste dhe erdhëm deri te goli, por edhe shpërdoruam shumë mundësi. Jam i kënaqur me pikët e plota”, theksoi trajneri për Art Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat