Pas ndeshjeve të kombëtareve, Barcelona do t’i ketë gati pesë futbollistë

Futboll

Pas ndeshjeve të kombëtareve, Barcelona do t’i ketë gati pesë futbollistë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 16:45
Pas ndeshjeve të kombëtareve, Barcelona do t’i ketë gati pesë futbollistë

Barcelona, e cila ka dy humbje radhazi dhe po kalon në momentet më të këqija në 20 vitet e fundit, tani do të ketë kohë për të reflektuar dhe për t’u kthyer me energje krejtësisht tjetër brenda 15 ditëve.

Gjatë kësaj kohe do të jenë ndeshjet e kombëtareve, të vlefshme për kualifikimet për Kampionat Botëror, kurse Koemanit do t’i rikthehen pesë futbollistë të rëndësishëm.

Pedri, Sergio Aguero, Jordi Alba do të rikuperohen, kurse gjithashtu Ansu Fati do të jetë i gatshëm 100% për vazhdimin e sezonit.

Për të gjithë lojtarët e Barcelonës, që nuk janë të ftuar me kombëtare, dy javët e ardhshme do të jenë si një faze para-sezonale për të rimarrë formën dhe të rikthehen në kushtet m kushtet më të mira të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat