Skandal pas humbjes në “El Clasico”, tifozët e Barcelonës sulmojnë makinën e Koemanit

Futboll

Skandal pas humbjes në “El Clasico”, tifozët e Barcelonës sulmojnë makinën e Koemanit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 22:05
Skandal pas humbjes në “El Clasico”, tifozët e Barcelonës sulmojnë makinën e Koemanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Real Madrid.

Humbja e katalanasve përballë rivalëve historikë është shoqëruar me protesta kundër drejtuesve të klubit të cilët nuk po shkarkojnë trajnerin Ronald Koemanit.

Por situata është përkeqësuar kur tifozët jashtë ”Camp Nou” kanë pikasur trajnerin duke u larguar nga ambientet e stadiumit në mbyllje të duelit. Ata kanë rrethuar menjëherë automjetin e tij, duke dashur të shprehin pakënaqësinë ndaj punës së  holandezit.

Sharjet pa fund dhe thirrjet “Largohu”, janë shoqëruar këtë radhë edhe me sulm fizik, pasi shumë prej tifozëve kanë shkelmuar makinën e teknikut që është larguar me shpejtësi sapo iu dha mundësia.

Asnjë nga forcat e sigurisë së klubit nuk ishte e pranishëm në ato momente për të evituar këtë skenë të pakëndshme edhe pse dihej se kishte një numër të madh tifozësh të mbledhur duke protestuar para daljes së stadiumit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat