Ish-presidentja sulmon Rangnick: E prisja një gjë të tillë

Futboll

Ish-presidentja sulmon Rangnick: E prisja një gjë të tillë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 07:01
Ralf Rangnick

Ish-presidentja e Lokomotivës së Moskës, Olga Smorodskaya, ka thënë se klubi do të jetë më mirë pa Ralf Rangnick.

Gjermani po largohet nga detyra e drejtorit teknik që mbante te klubi rus për të marrë drejtimin e Manchester United.

Smorodskaya ka thënë për Sport-Express:

“E prisja një gjë të tillë. Nuk mendoja se do të ishte Manchester United. Ai nuk do të gjejë lavdi atje. Dukej qartë se do të largohej nga klubi.

“Që nga dita e parë nuk kam qenë e kënaqur me ardhjen e Rangnick. E dija si do të përfundonin gjërat. Janë bërë harxhime të mëdha për lojtarë mesatar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat