Messi vendos një rekord…

Futboll

Messi vendos një rekord…

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:38
Messi vendos një rekord…

Paris Saint-Germain falënderon Mauro Icardi-n dhe ka gjetur barazimin në ndeshjen e javës së 19-të të Ligue 1. Parisienët nuk kanë arritur të mposhtin Lorient në transfertë, duke e mbyllur ndeshjen 1-1.

Ka qenë një argjentinas që ka shpëtuar skuadrën e Pocchetino-s, por jo ai që të gjithë mund të prisnin. Në fakt, për Lionel Messi ka qenë një tjetër ndeshje për t’u harruar në transfertë.

Ka qenë ndeshja e tetë radhazi në transfertë pa shënuar për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Një e dhënë për rekord që, siç ka raportuar Stats Foot, nuk është një gjë e re për Messi-n. Numri 30 e ka bërë një gjë të tillë edhe me fanellën e Barçës: plot 8 transferta pa shënuar, që është edhe ecuria e tij negative më e gjatë pa gol. Ajo e mëparshmja ka zgjatur nga shtatori 2006 në marsin 2007.

Në këtë pjesë të parë të sezonit me PSG, Messi ka luajtur 16 ndeshje, me 6 gola të shënuar dhe 5 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat