Argjentina mposht Venezuelën

Futboll

Argjentina mposht Venezuelën

Më: 26 mars 2022 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore ndaj Venezuelës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit shënuan fitore të pastër me rezultatin 3-0.

Nicolas Gonzales, Angel Di Maria dhe Lionel Messi shënuan golat e fitores për argjentinasit.

Argjentina pas kësaj fitore ka 38 pikë dhe është e dyta në renditjen e kombëtarëve nga Amerika e Jugut, me katër pikë më pak se Brazili.

Vlen të theksohet se Argjentina e ka siguruar më herët pjesëmarrjen në Botërorin e këtij viti.

Ndërkaq, Venezuela mbetet në pozitën e fundit (10) me dhjetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat