Konfirmohet nga vetë klubi anglez, Aston Villa transferon yllin e Sevillas

Futboll

Konfirmohet nga vetë klubi anglez, Aston Villa transferon yllin e Sevillas

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:40
Diego Carlo

Tanimë është konfirmuar nga vetë klubi anglez, ku Aston Villa ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Sevillas Diego Carlos.

Carlos do të fluturojë drejt Anglisë gjatë orëve në vazhdim për të kompletuar testet mjekësore dhe për finalizuar marrëveshjen personale me klubin.

Sevilla e ka pranuar ofertën zyrtare prej 31 milionë eurosh nga Aston Villa, ndërsa kjo e fundit ka marrëveshje të plotë në termet personale me lojtarin.

Pritet verë e nxehtë për Aston Villan dhe trajnerin Steven Gerrard, pasi që pas transferimit të Philippe Coutinho dhe Boubacar Kamara, edhe Carlos do t’i bashkohet klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat