Frashëri: Është momenti më i vështirë dhe më i bukur për mua, ta shijojmë!

Futboll

Frashëri: Është momenti më i vështirë dhe më i bukur për mua, ta shijojmë!

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 22:51
Frashëri

Për portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin, kualifikimi për në grupet e Conference League është arritja më e madhe dhe më e bukur në karrierë.

“Është hera e parë në jetën time që e provoj këtë gjë. Është momenti më i vështirë dhe më i bukur i karrierës sime.”-tha portieri i skuadrës nga Suhareka.

Më tej ai shtoi se këtë moment e kishin menduar dhe që shpreson që ta shijojnë në maksimum këtë eksperiencë.

“E kishim menduar në çdo moment, por që do vinte në këtë mënyrë nuk e kishim menduar, por ja ku jemi.

Shpresoj që të rritemi më shumë nga ana profesionale, por ajo që dua është që ta shijojmë në çdo moment.”-tha Frashëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat