Llapi pëson humbje të thellë

Futboll

Llapi pëson humbje të thellë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 16:30
Llapi pëson humbje të thellë

Skuadrat tona po shfrytëzojnë pushimin e ndeshjeve të Kombëtareve për të zhvilluar miqësore mes vete. 

Llapi sot priti Fushë Kosovën për një ndeshje kontrolluese në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e Batatinës u mposht me rezultat të thellë 1-4 nga skuadra e Ligës së Parë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të mysafirëve, 0-1.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë.

Golat për Fushë Kosovën i realizuan Rilind Haziraj (x2), Edison Neziri dhe Dorent Hajdari, teksa për Llapin golin e vetëm e shënoi Drilon Fazliu.

Llapi në këtë miqësore i ka dhënë hapësirë të gjithë lojtarëve, sidomos atyre që nuk kanë pasur shumë minutazhë në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat