Asensio dhe Militao shënojnë për fitoren e Realit 

Futboll

Asensio dhe Militao shënojnë për fitoren e Realit 

Nga: K.G. Më: 22 prill 2023 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Real Madridi ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Celta Vigos, në takimin e javës së 30-të të kampionatit spanjoll.

Madrilenët treguan lojë më të mirë, si fryt i kësaj edhe shënuan fitore.

Asensio në minutën e 42-të e Militao në atë të 48-tën, shënuan për fitoren e Realit. 

Reali renditet në vend të dytë me 65 pikë dhe ka 8 me pak se Barcelona, ndërsa Celta është në të 12-tin me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat