Nuk ushtron Zhegrova

Futboll

Nuk ushtron Zhegrova

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:25
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës i ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet e qershorit.

“Dardanët” kanë ushtruar sot paradite në qendrën nacionale në Hajvali, ndërsa selektori Alain Giresse i kishte në dispozicion 23 futbollistë.

Fatkeqësisht, në stërvitje mungoi Edon Zhegrova, i cili u lëndua së fundmi dhe mund të mbetet jashtë ndeshjeve të qershorit.

Verdhekaltrit do të ushtrojnë edhe nesër lehtësisht para ndeshjes së pasnesërme ndaj Rumanisë, e cila do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Vedat Muriqi me shokë do ta kërkojnë fitoren e parë në Grupin I pas dy barazimeve që i regjistruan në muajin mars kundër Izraelit dhe ndaj Andorrës.

Kurse, rumunët janë në kërkim të fitores së tretë radhazi në kryeqytetin tonë..

Kosovës i kryen punë veç fitorja për të mbetur në lojë për t’u kualifikuar në Evropian përmes vendit të dytë.

Pas lojës me Rumaninë, Kosova do të përballet me Bjellorusinë të hënën tjetër në Hungari.

Edhe në atë takim, ekipi i Alain Giresse do t’i kërkojë tri pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat