Mbappe dhe oferta që ndryshon gjithçka: 200 milionë euro

Futboll

Mbappe dhe oferta që ndryshon gjithçka: 200 milionë euro

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 14:43
Kylian Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë e paqartë. Sulmuesi ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta rinovojë kontratën me PSG-në që i sakdon qershorin e ardhshëm dhe klubi duhet ta shesë për të mos e humbur me kosto zero pas një viti.

Për kampionin e botës interesohet prej kohësh Real Madrid, por duket se tani është futur në garë edhe një klub tjetër. Sipas Edu Aguirre, gazetar i El Chiringuito, Liverpool duket se është gati të bëjë çmenduri për ta marrë kampionin francez.

Në fakt, flitet për 200 milionë euro; ofertë marramendëse për t’i dhuruar Klopp-it një lojtar që mund të ndryshojë plotësisht ekuilibrat e Premier League sezonin e ardhshëm.

Të Kuqtë, pas vështirësive të sezonit të kaluar, synon të kthehet në luftë për titullin dhe është e qartë se me një lojtar si Mbappe shnaset për të fituar titullin janë shumë më të mëdha. Problemi mund të jetë Europa.

Liverpool-i, siç dihet, do të luajë në Europa League dhe ka shumë mundësi që Mbappe të dojë të qëndrojë në Champions, gjë që ia ofron një ekip si Real Madrid. Situata Mbappe mund të zhbllokohet nga një moment në tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat