Zhegrova vjen me një postim të ri për Kosovën

Futboll

Zhegrova vjen me një postim të ri për Kosovën

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 23:34
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka reaguar përsëri në rrjetet sociale, pas ndeshjes që Kosova e humbi në Bukuresht nga Rumania me rezultat 2:0

Zhegrova ishte titullar në këtë ndeshje dhe kishte disa mundësi të mira për të shënuar.

Megjithatë, ai nuk ia doli që të shënojë për Kosovën, derisa më vonë Kosova mbeti pa Vedat Muriqin i cili u ndëshkua me karton të kuq për t’u përjashtuar nga loja.

Zhegrova u bë pjesë e debatit edhe pas ndeshjes, fillimisht me një deklaratë që dha se “ekipi ka probleme të brendshme” – deklaratë që më vonë e mohoi vetë pas ndeshjes.

Në ndërprerje për shkak të fjalorit diskriminues të tifozëve rumun, Zhegrova u pa që kishte një fjalosje edhe me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha.

E derisa debati për të gjetur fajtorin e rezultateve të dobëta të Kosovës po vazhdon, Zhegrova ka bërë një postim në Instagram në orët e vonë.

“Përgjithmonë i joti”, ka shkruar Zhegrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat