Atalanta rinovon kontratën e “strategut” italian

Futboll

Atalanta rinovon kontratën e “strategut” italian

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 15:23
Gian Piero Gasperini

Atalanta rinovon kontratën e “strategut” italian!

Prej vitit 2016, stoli i “zikaltërve” të Atalanta i takon teknikut Gian Piero Gasperini, i cili ka arritur ta ngrejë ekipin në majat e futbollit italian, duke arritur dhe kualifikime të shpehta në Champions e Europa League.

Këto performanca “magjike” kanë kënaqur jo pak bordin e “bergamaskaëve”, të cilët kanë vendosur t’i rinovojnë sërish kontratën strategut 65-vjeçar, kësaj radhe deri në fundin e sezonit 2024-2025.

Atalanta luan prej vitesh një futboll shumë të bukur, në Serie A dhe kompeticionet europiane. Kjo falë stilit, guximit dhe taktikave të Gasperini, teksa kujtojmë se në vitin 2020 arritën deri në fazën çerek-finale të UEFA Champions League, ku u eleminuan nga “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat