Inzaghi paralajmëron të tijtë: Salzburgu, rival i rrezikshëm. Lautaro meriton “Topin e Artë”

Futboll

Inzaghi paralajmëron të tijtë: Salzburgu, rival i rrezikshëm. Lautaro meriton “Topin e Artë”

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 13:43
Inzaghi

Lider i renditjes në Serie A, Interi, zhytet sërish në Ligën e Kampionëve.

Nesër në orën 18:45, zikaltërit do të përballen me Salzburgun në xhiron e tretë të grupit D të kompeticionit më të lartë kontinental për klube.

Trajneri Simone Inzaghi prezantoi temat e ndeshjes në një për shtyp konferencë.

Si mbërrin Interi në ndeshjen e nesërme?

Epo, të shtunën fituam një ndeshje të rëndësishme, jo të lehtë.

E nesërmja është shumë e rëndësishme, në një grup shumë të balancuar, ku do të duhet ta mbajmë përqendrimin sa më lart.

Salzburgu nuk është një ekip i lehtë për t’u përballur, i cili fitoi në Lisbonë kundër Benfica.

Po flasim për Thuram, një surprizë shumë pozitive. Si e keni parë deri tani?

Mendoj se cilësitë e tij ishin të njohura për të gjithë. Është normale që kur ndryshon ligë apo shtet mund të mendohet se do të kishte vështirësi përshtatjeje, por në vend të kësaj ishte shumë i mirë.

Edhe shokët e tij të skuadrës ishin shumë të mirë. Ata e bënë të ndihej menjëherë rehat dhe po na jep rezultate të shkëlqyera, por duhet të vazhdojë kështu.

A do të luajë Barella?

Në konferencën e sotme kam disa dyshime për formacionin.

Do të ndryshoj diçka, rotacionet duhet të jenë një vlerë e shtuar, sepse duke luajtur çdo 72 orë ndjehet lodhja fizike dhe mendore. Për më tepër kam pasur shumë lojtarë me kombëtaret, do të duhet të vlerësohen të gjithë me kujdes.

A është Sanchez gati për të filluar?

Ai është gati, e dëshiroja shumë këtu.

Sezonin e kaluar bëmë një zgjedhje tjetër, ai donte të kthehej me shumë entuziazëm. Po punon shumë mirë çdo ditë. Nuk e di ende nëse do të luajë nga fillimi, por di që Sanchez dhe Arnautovic janë dy lojtarët që i donim.

A duhet falënderuar Lukaku për këtë Thuram?

Sa i përket Thuram, unë jam përgjigjur më parë: po bën gjëra të shkëlqyera.

Më pas do të mendojmë për Romën dhe Lukakun. Tani jemi të fokusuar te Salzburgu dhe e dimë se do të duhet të jemi shumë të përqendruar. Është një ekipi që ka fituar kampionatin e tij në 10 vite, gjithmonë pjesëmarrës në Champions League.

A keni frikë veçanërisht nga ky kundërshtar?

Në një grup kaq të balancuar sa i yni, e dimë se çdo ndeshje do të jetë shumë, shumë e rëndësishme. Nevojitet përqendrim i madh, djemtë e dinë mirë këtë.

Na e prezantoni pak taktikisht Salzburgun?

Është një ekip që luan futboll të mirë, ka një modul agresiv, edhe nëse në ndeshjet parasezonale kishte një sistem tjetër. Nuk është çështje numrash.

Salzburgu është një ekip që di të ndryshojë, që njeh module të ndryshme, që vertikalizohet kur është në zotërim të topit. Ne do të duhet të luajmë një lojë të vërtetë të Interit.

Çfarë ndryshon te Pavard për t’u bërë Bastoni i krahut të djathtë?

Ne jemi shumë të kënaqur me Pavard, është një lojtar perfekt në sistemin tonë.

Jemi të kënaqur me zgjedhjen e bërë. Ka disa ndeshje në të cilat ka luajtur shumë mirë në atë rol, ndaj Torinos performoi më pak.

Ai erdhi nga një ndeshje mjaft impenjative e kombëtares.

A është Lautaro Martinez i denjë për “Topin e Artë”?

Po, për rrugëtimin e bërë dhe trofetë e fituar. Ai duhet të jetë aty, atë natë. Nuk mendoj se do të fitojë kësaj here, por duhet të vazhdojë kështu. Po ecën shumë mirë dhe në këto dy vite me mua ka bërë mjaft mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat