Bayern synon mesfushorin spanjoll, sfidë me Arsenal për të siguruar shërbimet e tij

Futboll

Bayern synon mesfushorin spanjoll, sfidë me Arsenal për të siguruar shërbimet e tij

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Skuadra e Bayern Mynih ka hyrë në garë me Arsenal për të siguruar shërbimet e mesfushorit 24-vjeçar spanjoll Martin Zubimendi. Lojtari luan në La Liga me skuadrën e Real Societad.

Lajmin e konfirmon “Sport Bild”, që saron se bavarezët do të tentojnë të sjellin që në janar mesfushorit, që ka një kontratë deri në vitin 2027 me Societad. Për Zubimendi u interesua këtë verë edhe Barcelona, por për arsye likuiditeti u tërhoq.

Ndërkohë që, edhe Arsenal, ka kohë që e vëzhdon lojtarin. Zubimendi ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh për t’u larguar nga Societad, ekip me të cilin ka luajtur përgjatë gjithë karrierës, nga të rinjtë deri te të rriturit.

Një lojtar i rëndësishëm në mesfushë, që mbron mjaft mirë, duke luajtur edhe me kombëtaren e Spanjës vitet e fundit (2 ndeshje). Këtë sezon, në 16 ndeshje, ai ka realizuar edhe një gol në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat