Fitore e madhe e Kosovës U21, Ademi: Përgëzoj djemtë për paraqitjen  

Futboll

Fitore e madhe e Kosovës U21, Ademi: Përgëzoj djemtë për paraqitjen  

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 15:39
Kombëtarja e Kosovës U21

Kombëtarja e Kosovës U21 nën drejtimin selektorit Afrim Tovërlani ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Izraelit U21, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Për Kosovën shënuan Bleron Krasniqi (6' e 10') e Veton Tusha (80') dhe për Izraelin U21 realizoi Nachmani  (24').

Kosova renditet në vend të tretë në grupin D me 8 pikë pas gjashtë ndeshjeve në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21.

President i FFK-së, Agim Ademi, i ka uruar djelmoshat për këtë fitore, 

“Kombëtarja U21 triumfoi 3:1 kundër Izraelit në ndeshjen e sotme në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” që u zhvillua në "Zahir Pajaziti". 

Kjo është fitorja e dytë e Dardanëve të rinj në këtë cikël kualifikues. 

Përgëzoj djemtë për paraqitjen në këtë ndeshje dhe për fitoren e arritur. Po ashtu, përgëzoj edhe stafin në krye me përzgjedhësin Afrim Tovërlani.

Shpresoj që sot të kemi fitore edhe për Kombëtaren U19 dhe për Kombëtaren A”, ka uruar Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat