“E ardhmja e kombëtares së Kosovës nuk është në diskutim”, reagojnë “Dardanët”

Futboll

“E ardhmja e kombëtares së Kosovës nuk është në diskutim”, reagojnë “Dardanët”

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:00
Kosova

Tifo-grupi jonë “Dardanë” kanë reaguar pas suksesit të sotëm të grupmoshave U19 dhe U21 të Kombëtares së Kosovës.

Kosova U21 shënoi sot fitore bindëse kundër Izraelit 3:1 në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2025.

Në anën tjetër, Kosova U19 barazoi 2:2 me Maltën, por që ky barazim i siguroi kualifikimin në “Elite Round” të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Tani, tifo-grupi “Dardanët” ka reaguar duke thënë se rezultatet e sotme tregojnë se Kosova ka brum të mirë të lojtarëve dhe se e ardhmja e kombëtares nuk është në diskutim.

“Kosova U21 na dhuroi sot nje fitore shume te embel, duke mposhtur Izraelin 3-1 ne "Zahir Pajaziti". Nje fitore bindese qe na lumturon te gjithe tifozeve te kesaj kombetare. Gjithashtu edhe pse Kosova U19 barazoi 2-2 kunder Maltes, i dha vule kalimit ne Elite Round. Rezultat ky qe tregon se kemi brum te mire te lojtareve dhe e ardhmja e kombetares kosovare nuk eshte ne diskutim. Pergezojme dy perzgjedhesit e dy grupmoshave per rezultatet e arritura. Keta lojtare jane thesar i Kosoves dhe si te tille do t'i ruajme me çdo fuqi qe kemi”, shkruante në reagimin e “Dardanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat