Liverpooli turpëron Chelsean! Broja në bankë

Futboll

Liverpooli turpëron Chelsean! Broja në bankë

Nga: K.G. Më: 31 janar 2024 Në ora: 23:10
Liverpooli

Liverpooli në stilin e liderit të kampionatit anglez, e ka turpëruar me rezultat 4:1 Chelsean. 

Vendasit treguan fuqinë qysh në 45 minuta e parë dhe sikur të realizonte penalltinë Nunez në minutën e 45+2 fitorja do të ishte edhe më e thellë. 

Diogo Jota (23'), Bradley (39'), Szoboszlai (65') e Diaz (79') shënuan për fitoren e thellë të Liverpoolit.

Futbollisti Nkuku në minutën e 71-të shënoi golin e nderit për skuadrën londineze.

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ka qëndruar tërë kohën në bankën e Chelseat. 

Liverpooli kryeson me 51 pikë, ka 5 më shumë se Manchester City (një ndeshje më pak) dhe Chelsea renditet në pozitën e 10-të me 31 sosh pas 22 jave në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat