Rrahmani shënon, futbollistët shqiptarë protagonist në Rumani

Futboll

Rrahmani shënon, futbollistët shqiptarë protagonist në Rumani

Më: 6 prill 2024 Në ora: 23:12
Rrahmani

Florent Hasani dhe Albion Rrahmani ishin protagonistë me Rapidin e Bukureshtit në Rumani, edhe pse dyshja nuk mundi të shmangte disfatën e skuadrës ndaj Cluj në shtëpi me shifrat 1:4. Ishte pikërisht, Rrahmani ai që shënoi golin e nderit për Bukureshtin kur rezultati ishte 0-4.

Në atë aksion, fillimisht goditi Hasani, me portierin që grushtoi dhe aty përfitoi ish-lojtari i Ballkanit.

Për Rrahmanin, ky ishte goli i 15 në këtë sezon ndërsa 23-vjeçari ka në llogarinë e tij edhe tre asistë.

Sa i takon Florent Hasanit, ish-lojtari i Tiranës e nisi këtë ndeshje nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 70 ndërsa mbetet ende në kërkim të golit të parë me rumunët.

Kujtojmë se pjesë e Rapidit të Bukureshtit është edhe Ermal Krasniqi që këtë ndeshje e nisi gjithashtu nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 63.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat