Armand Duka mesazh drejt Gjimshitit: Çfarë krenarie kur sheh kapitenin tonë të çojë lart trofeun e Europa League

Futboll

Armand Duka mesazh drejt Gjimshitit: Çfarë krenarie kur sheh kapitenin tonë të çojë lart trofeun e Europa League

Më: 23 maj 2024 Në ora: 10:17
Armando Duka

Pjesmarrës në tribunën VIP për të ndjekur triumfin 3-0 që Atalanta arriti ndaj Bayer Leverkusen, ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që pas përfundimit të sfidës, i dedikoi një status special kapitenit të Kombëtares duke shkruar:

“Çfarë krenarie kur sheh kapitenin tonë, Berat Gjimshitin, të triumfojë në UEFA Europa League dhe ta çojë lart trofeun edhe si kapiten i Atalantës!

Urime Berat, urime Atalanta!

Një sezon fantastik, që uroj të vazhdojë edhe me Kombëtaren në Europian!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat