Legjenda italiane godet lojtarin e Kosovës

Futboll

Legjenda italiane godet lojtarin e Kosovës

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 15:41
Rrahmani - majtas

Antonio Cassano godet gjithmonë me mendimet e tij. Ish-sulmuesi barez ka zgjedhur formacionin e më të dobtëve gjatë sezonit të fundit në Serie A, aty ku ka përfshirë edhe Amir Rrahmanin e Napolit.

“Në portë Rui Patricio, djathtas zgjedh Di Lorenzon, majtas Alex Sandron. Në qendër Nikola Milenkoviq dhe Amir Rrahmani, i cili vjet ishte shumë mirë, por sivjet dobët.

Në mesfushën jam dakord me Locatellin dhe Anguissën, ndërkohë që në sulm dihet: Leao është i sigurt, edhe pse i duket vetja i fortë. Ai është një dështim, sepse kaloi 5 muaj e gjysmë pa shënuar.

Zgjedh edhe Lukakun te formacioni më i keq, pa harruar Immobilen, i cili shënoi nja 7-8 gola dhe humbi vendin e formacionit. Në krahun e djathtë po fus Nico Gonzalez, edhe pse më pëlqen shumë si futbollist”.

Në fund trajneri, më saktë dy trajnerët më të dobët të edicionit të fundit në Serie A. Me Cassanon që nuk ka dyshime: “Allegri dhe Mourinho”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat