Elbasani rikthen në Superiore mesfushorin kampion

Futboll

Elbasani rikthen në Superiore mesfushorin kampion

Më: 23 maj 2024 Në ora: 11:59
Elbasani

Bruno Dita me shumë gjasa do të rikthehet në Superiore. Mesfushsori 31-vjeçar ka marrë ofertë nga skuadra e Elbasanit, ekip që siguroi këtë vit ngjitjen në elitë.

Sipas shtypi të shkruar bëhet me dije se ish-lojtari i Skënderbeut dhe kampionët e Kategorisë së Parë kanë nisur kontaktet mes tyre. Bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe lojtari ka dhënë “OK” për rikthimin në Superiore.

Aktualisht 31-veçari është pjesë e Shkëndijës së Tetovës, me kontratën aktuale që i përfundon në fund të këtij sezoni. Duke qenë se do dali i lirë, Elbasani është hedhur në “sulm” për të siguruar sa më shpejt shërbimet e Ditës.

Mes palëve ka një akord verbal dhe eksperienca e mesfushorit do të ndihmonte elbasanasit në sezonin e ri. Kujtojmë se 31-vjeçari në Superiore ka shkëlqyer me Skënderbeun, ku ka fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Gjithashtu ka qenë pjesë edhe e Besës së Kavajës dhe Teutës.

Ndërkohë nga ana tjetër ka fituar edhe një titull kampion me Shkëndijën e Tetovës, pjesë e së cilës është prej 4 sezonesh. Në këtë mënyrë ish-lojtari i Shpresave shihet si një element mjaft cilësor për Elbasanin e Nevil Dedes dhe në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë operacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat