De Jong nuk pranon ulje të pagës

Futboll

De Jong nuk pranon ulje të pagës

Më: 23 maj 2024 Në ora: 15:40
Frenkie de Jong

Frenkie de Jong është futbollisti më i paguar te Barcelona dhe paga e tij është një barrë e madhe për klubin katalanas.

Cilësitë e tij në fushë nuk diskutohen, por paga prej 18 milionë eurove neto në sezon është e lartë për një klub që po kalon nëpër një krizë të madhe financiare.

Barcelona i ka ofruar rinovimin e kontratës holandezit duke i kërkuar të ulë pagën e tij, por ai një gjë të tillë nuk e ka pranuar.

De Jong dëshiron të vazhdoj te Barcelona pasi është klubi i ëndrrave të tij, por nuk dëshiron të ulë kërkesat financiare.

Kjo ka bërë që katalanasve t’i humbasë durimi dhe ta nxjerrin atë në listën e transferimeve, duke i caktuar edhe çmimin e largimit.

Gjiganti katalunas synon që nga shitja e mesfushorit holandez të fitoj 80 milionë euro dhe tashmë janë ‘alarmuar’ skuadrat angleze.

Manchester United, Arsenal, Man City, Newcastle United e duan në Angli, derisa interesim për holandezin kanë shfaqur edhe Bayern Munich dhe PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat