Lokman hyn në histori

Futboll

Lokman hyn në histori

Më: 23 maj 2024 Në ora: 16:35
Lookman

Finalja e Dublinit është përcjellë edhe nga “L’Equipe”, e cila ka habitur jo pak me vlerësimet e saj të protagonistëve të duelit mes Atalantës dhe Lverkusenit.

Kështu Lokman bëhet lojtari i 18-të, i cili vlerësohet me notën 10-të nga “L’Equipe”.

“Nigeriani ishte autor i tri golave të bukur. Për Ademolan bëhet fjalë për ndeshjen perfekte.

Shënoi tri gola në rrugë të ndryshme duke konfirmuar se ishte mbrëmja e tij”, argumentonte gazeta vendimin e marrë për t’i vendosur notën dhjetë sulmuesit nigerian.

Lokman i bashkohet një grupi të veçantë futbollistësh pasi përpara tij vetëm 16 futbollistë ishin vlerësuar me notën 10 nga “L’Equipe” për performancën e tyre.

Sa i përket të tjerëve “L’Equipe” kishte vlerësuar me notën më të ulët (6) mes fituesve katërshen e formuar nga Muso, Kolasinaç, Gjimshiti dhe De Ketelare.

Lojtarët më të vlerësuar nga “L’Equipe”:  

Franck Sauzee (Francë-Greqi, 1988)

Bruno Martini (Francë-Greqi, 1988)

Oleg Salenko (Rusia-Kamerun, 1994)

Lars Windfeld (Arhus-Nantë, 1997)

Lionel Messi (Barcelona-Arsenal, 2010)

Lionel Messi (Barcelona-Bajer Leverkusen, 2012)

Robert Lewandowski (Borusia Dortmund-Real Madrid, 2013)

Carlos Eduardo (Nisë-Guingamp, 2014)

Neymar (Paris Saint-Germain-Dizhon, 2018)

Dusan Tadic (Ajaks-Real Madrid, 2019)

Lucas Moura (Totenham-Ajaks, 2019)

Serge Gnabry (Bajern Mynih-Totenham, 2019)

Kylian Mbappe (Francë-Kazakistan, 2021)

Alban Lafont (Nantë-Paris Saint-Germain, 2021)

Erling Haaland (Man Siti-Man Junajtid, 2022

Dominik Livakovic (Kroaci 1-1 Brazil (4-2), 2022)

Erling Haaland (Man Siti-RB Lajpcish, 2023)

Ademola Lookman (Atalanta-Bajer Leverkusen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat