Lajm i keq për Shqipërinë, UEFA ndërmerr këtë veprim 

Futboll

Lajm i keq për Shqipërinë, UEFA ndërmerr këtë veprim 

Nga: K.G. Më: 16 qershor 2024 Në ora: 19:27
Pamje nga ndeshja Itali - Shqipëri

UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj pjesëmarrësit të Kampionatit Europian, Shqipërisë, për shkak të disa incidenteve.

“Sipas informacioneve të së dielës, UEFA ka ngritur procedurë për hedhjen e gjërave në fushë, ndezjen e mjeteve piroteknike, hyrjen në fushë pa leje dhe përhapjen e një mesazhi provokues nga tifozët shqiptarë.

Zyra e kontrollit, etikës dhe disiplinës së UEFA-s do të shqyrtojë ngjarjet në ditët e ardhshme dhe do të vendosë për këtë çështje, thuhet në deklaratë”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

“Tifozët shqiptarë ndezën një mjet tymues gjatë lojës. Pak para përfundimit të ndeshjes, një tifoz u fut në fushë me flamur shqiptar.

Përveç kësaj, në tribuna valëviteshin disa flamuj të Shqipërisë së Madhe të ndaluar”, shkruan më tej.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat