Letër tifozëve pas largimit

Futboll

Letër tifozëve pas largimit

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:32
Thiago Motta

Thiago Motta i ka dërguar një letër tifozëve të Bolognas, pasi u largua nga pankina e skuadrës.

“Faleminderit  Bolonjës, ju më keni bërë një njeri krenar dhe të lumtur. Në këto dy vite, ne kemi përjetuar një cikël të madh rritjeje së bashku për të gjithë, për mua, për fëmijët dhe gjithashtu për shoqërinë.

Jam krenar që e solla Bolognënnë Ligën e Kampionëve pa e tradhtuar kurrë filozofinë tonë të lojës dhe pasionin e madh të tifozëve që na shtynë dhe motivuan në çdo moment. Falënderoj presidentin Joey Saputo.

Falënderoj dhe përqafoj të gjithë lojtarët e mi që në këto dy sezone i janë bashkuar idesë sonë të futbollit, duke u përkushtuar që në ditën e parë”, shkruan Motta. Ai pritet të marrë drejtimin e Juventusit, teksa zyrtarizimi do të vijë në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat