Ofertë zyrtare për 'yllin' e Teutës

Futboll

Ofertë zyrtare për 'yllin' e Teutës

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:39
Tirana

Tirana kërkon të përforcojë ekipin në mënyrë që të bëjë një paraqitje dinjitoze në Conference League. Klubi bardheblu ka nisur merkaton, pikërisht nga mbrojtja aty ku shihet të jetë problemi kryesor.

Sipas “Futbolli në Shqipëri”, Tirana i ka dërguar një ofertë zyrtare Teutës për qendërmbrojtësin, Artan Jazxhi.

Ky i fundit mbylli një sezon mjaft të mirë me fanellën e “Djemve të Detit”, duke qenë një nga protagonistët kryesorë në ekipin e drejtuar nga Edi Martini.

Paraqitje të tilla kanë bërë që Jazxhi të jetë në shënjestrën e disa ekipeve të Superiores, me Tiranën që tashmë e dërgoi ofertën e saj për 22-vjeçarin.

Pritet të shihet nëse Jazxhi do të pranojë ofertën e Tiranës dhe të transferohet në kryeqytet, apo do të japë një përgjigje negative dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e durrsakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat