Hernandez pranë kalimit te Bayerni

Futboll

Hernandez pranë kalimit te Bayerni

Më: 23 maj 2024 Në ora: 19:38
Lucas Hernandez

Hernandez pranë kalimit te Bayerni!

Prej disa javësh tashmë tifozët e Bayern Munich po presin të zbulojnë emrin e trajnerit të ri, mirëpo drejtuesit e klubit duket se kanë në fokus diçka tjetër, teksa sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes “Marca”, “Bavarezët” janë shumë pranë mbylljes së operacionit të blerjes së Theo Hernandez nga Milan.

Francezi është një nga anësorët e majtë më të mirë në botë dhe në verë do të largohet nga “Kuqezinjtë” italian, me 26-vjeçarin që do të vazhdonte karrierën tek ekipi ku luajti për katër sezone  edhe vëllai i tij Lucas Hernandez, tashmë pjesë e PSG-së.

Mbërritja e francezit në Bavari nuk lidhet direkt me shitjen e Alphonso Davies te Real Madrid. Kanadezi ka edhe një vit kontratë me Bayern, teksa e ardhmja e tij janë “Los Blancos”, me rekordmenët gjermanë kërkojnë 50 milionë euro për ta lënë të lirë menjëherë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat