Muçi dhe Rashica kundër Bardhit

Futboll

Muçi dhe Rashica kundër Bardhit

Më: 23 maj 2024 Në ora: 20:20
Formacionet

Ernest Muçi titullar, Milot Rashica në pankinë. Besiktasi do të sfidojë Trabzonsporin në finalen e Kupës së Turqisë (18:45).

Talenti i kombëtares shqiptare nga minuta e parë për ekipin nga Stambolli, ndërkohë që Rashica shpreson të marrë minuta gjatë takimit.

Në krahun tjetër, mes titullarëve është edhe Enis Bardhi, mesfushori me origjinë shqiptare që përfaqëson Maqedoninë e Veriut.

Besiktasi ka fituar 10 herë Kupën, për herë të fundit në 2021. Më shumë trofe se bardhezinjtë ka vetëm Galatasaray (18). 9 suksese numëron Trabzonspori..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat